Ish-kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, duke e cilësuar atë si “Lidhja e Shkurtër”.
Në një intervistë në Kanal10, Haradinaj ka pretenduar se Qeveria Kurti, së bashku me Listën Serbe, ka lënë veteranët e luftës pa rritje të pagave.
“Kjo Qeveri Albini-Dejona është ‘Lidhja e Shkurtër’, bashkë me Listën Serbe i lanë veteranët pa rritje të pagave”, ka deklaruar Haradinaj.
