Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Shërbimin e Navigacionit Ajror, Samir Bllacaku, në deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë ka raportuar pasuri të paluajtshme, një veturë në pronësi të bashkëshortes, si dhe të hyra vjetore nga paga, meditje dhe qiraja.
Sipas deklarimit të dorëzuar, Bllacaku ka deklaruar se nuk posedon aksione në shoqëri tregtare, letra me vlerë apo kriptovaluta, dhe nuk ka deklaruar detyrime financiare ndaj personave juridik ose fizik.
Në kategorinë e pasurive të luajtshme ka deklaruar një veturë Veturë Volkswagen, e blerë në vitin 2023, me vlerë 29,500 euro në pronësi të bashkëshortes.
Bllacaku ka deklaruar disa prona, përfshirë tokë, banesa, garazhë dhe shtëpi:
Tokë 184 m², e trashëguar në 2013, me vlerë 120,000 euro, në pronësi të deklaruesit.
Garazhë 18.43 m², e blerë nga kursimet në 2022, me vlerë 10,000 euro, në pronësi të bashkëshortes.
Banesë 57.50 m², e blerë nga kursimet në 2018, me vlerë 22,500 euro, në pronësi të deklaruesit.
Tokë 412 m², e blerë nga kursimet në 2021, me vlerë 15,200 euro, në pronësi të bashkëshortes.
Banesë 77.40 m², e blerë në 2017 nga kursimet dhe shitja e banesës, me vlerë 185,000 euro, në pronësi të bashkëshortes.
Banesë 50 m², e blerë nga kursimet në 2022, me vlerë 70,000 euro, në pronësi të bashkëshortes.
Shtëpi 510 m², e trashëguar në 2013, me vlerë 750,000 euro, në pronësi të deklaruesit.
Në rubrikën e pararve të gatshme në llogari rrjedhëse/depozita, janë deklaruar 400 euro (depozita/kursime, burimi rrogë dhe kursime), derisa bashkëshortja e tij ka mbi 150 mijë euro (depozita/kursime, burimi rrogë dhe kursime).
Sipas deklarimit e Samir Bllacakut, të hyrat vjetore përfshijnë pagën neto (AShNA): 49,111.91 euro si dhe meditje/udhëtim zyrtar (AShNA): 2,378.89 euro.
Ai poashtu ka të hyra vjetore nga qiraja: 35,327.26 euro.
Të hyrat vjetore e bashkëshortes:
Pagë neto (Komuna e Prishtinës): 8,252.12 euro
Pagë neto (NPL Kuzhina Qendrore): 6,891.30 euro
Pension (Kategoria II – për anëtarët e familjes): 980 euro
Bllacaku është i emëruar Drejtor i Përgjithshëm i AShNA-së nga data 01.01.2021.
