Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Dua të rri lakuriq në shtëpi”/ Moderatorja flet për jetesën me vjehrrën

Moderatorja shqiptare, Aulona Musta është shumë aktive në rrjetet sociale, ku nuk nguron të ndajë përditshmërinë e saj me ndjekësit e saj.

Ditwn e djeshme ajo ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ku ata i kanë drejtuar pyetjet dhe ajo i është përgjigjur.

Një pyetje që ka tërhequr vëmendjen e njerëzve, ka qenë nëse do jetonte me vjehrrin dhe vjehrrën.

“Jo. Njësoj siç nuk do jetoja as me prindërit e mi. Unë dua të rri lakuriq në shtëpi! Të zihem e pajtohem me burrin pa i dhënë llogari njeriu dhe pa shqetësuar njeri.

Dua të vendos vetë për fëmijën tim, çfarë do gatuaj për drekë, kur do e pastroj shtëpinë, etj, etj Unë kam vjehrrin dhe vjehrrën më të mrekullueshëm në botë, por gjëja më e mirë për çdo çift është të jetojnë vetëm”- është përgjigjur Aulona.