Lajme

Dy të vdekur e pesë të lënduar nga një aksident në Rrugën e Kombit

Dy persona vdiqën dhe pesë të tjerë mbetën të lënduar nga një aksident i rëndë që ka ndodhur sot në segmentin Rrëshen–Milot, në Rrugën e Kombit.

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërit prej veturave të përfshira dhe një pasagjer.

Top Channel tashmë ka publikuar pamjet nga vendi ku ndodhi aksidenti fatal.

Ndërkohë të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Të Ngjashme