Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy net më parë në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në rrugën ‘Jeronim De Rada’. Sipas informacioneve të para, i ndjeri dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij.
Sinjali mëson se viktima është Liridon Dumani, 40-vjeçar.
Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë – me të cilën i ndjeri dyshohet se i ka dhënë fund jetës.
“Është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar dhe një armë afër tij me të cilën dyshohet se është kryer vetëvrasja. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thanë nga Policia.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje’.