Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë së shtunës në Prishtinë, me ç’rast një person ka humbur jetën.
Mësohet se viktimë e këtij aksidenti ka qenë mjekut Rrahman Maxharraj.
Familja e tij, përmes një njoftimi, kanë shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e më të dashurit të tyre.
Me pikëllim të thellë e me zemër të thyer, njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se sot, më 08.08.2026, si pasojë e një aksidenti tragjik, u nda nga jeta njeriu ynë më i dashur, Dr. Rrahman Maxharraj”, thuhet në njoftimin e familjes.
Familja Maxharraj, ka bërë të ditur se varrimi do të bëhet sot ( e diel) në ora 16:40, në varrezat e Dragodanit.
