Aktuale

E diela vjen e nxehtë dhe dielli “dominon” gjithë territorin, njihuni me kushtet atmosferike për ditën e sotme

Shqipëria do të vijojë të ketë kushte të qëndrueshme atmosferike edhe gjatë ditës së sotme.

Moti pritet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa temperaturat do të mbeten të larta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 4 m/s.Në vijën bregdetare dhe në zonat luginore, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 12 m/s.

Në det pritet valëzim i forcës 1 deri në 3 ballë.

Kushtet e motit mbeten përgjithësisht të favorshme për një ditë me diell në pjesën më të madhe të vendit.

Të Ngjashme