Aktuale

E FUNDIT/ Arrestohen dy persona, sekuestrohen 15 kilogramë her*oinë

Dy persona janë arrestuar dhe janë sekuestruar 15 kilogramë heroinë gjatë një operacioni të përbashkët të zhvilluar në Komunën e Ferizajt.

Sipas njoftimit zyrtar, aksioni është realizuar sot me pjesëmarrjen e prokurorit të rastit, Kryeprokurorit të PSRK-së dhe njësive relevante të Policisë së Kosovës.

Operacioni është rezultat i një hetimi të gjatë lidhur me dyshimet për veprimtari kriminale të një grupi të organizuar që dyshohet se është marrë me posedim dhe shitblerje të substancave narkotike.

Gjatë ekzekutimit të urdhër-kontrollit, autoritetet kanë arritur të sekuestruan rreth 15 kilogramë heroinë të dyshuar, ndërsa dy persona janë vënë në pranga si të dyshuar në këtë rast.

PSRK-ja bëri të ditur se, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, do të vazhdojë me ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e të gjithë të përfshirëve.

Të Ngjashme