Aktuale

Dyshohet për 30 apartamente të shkrumbuara, zjarri që përfshiu kompleksin te Farmacia 10! Pamjet një ditë pas ngjarjes

Një ditë pas zjarri që përfshiu një kompleks pallatesh tek Farmacia 10 në Tiranë, situata sot në mëngjes paraqitet e rënduar. Dyshohet se rreth 30 apartamente janë shkrumbuar, por një bilanc i saktë pritet të dalë në orët në vijim.

Siç shihet edhe në këto pamje fasada e ndërtesës është djegur pothuajse tërësisht.

Autoritetet dhe grupet e emergjencës vijojnë punën në terren për vlerësimin e plotë të situatës dhe për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.

Hetimet pritet të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes.

Të Ngjashme