Në Gjykatën Themelore të Ferizajt ka vazhduar seanca, për rastin e vrasjes së Bekim Varit, ku i akuzuar është Leutrim Fejza.
Dëshmitari Besmir Momçilla, djali i tezes së të ndjerit, ka deklaruar se ishte personi i parë që e gjeti trupin e viktimës.
Ai tha se para se ta gjente Bekimin, e kishte telefonuar disa herë, por nuk kishte marrë përgjigje. Sipas tij, kishte pyetur edhe të akuzuarin Leutrim Fejza nëse e kishte parë viktimën, por ai i ishte përgjigjur se nuk dinte asgjë.
“Fillimisht e kam parë një çizme, pastaj jam afruar dhe e kam vërejtur Bekimin”, deklaroi dëshmitari në gjykatë.
Kujtojmë se gjatë seancës kishte përplasje mes prokurorit, Shukri Jashari dhe avokates së Leutrimit, Saranda Keqekolli-Sadiku.
