Autori i dyshuar i vrasjes së 34-vjeçarit Eglant Koçi, Armand Shakaj, vijon të jetë në arrati, ndërsa Policia e Shtetit ka intensifikuar operacionin për kapjen e tij.
Gazetari i vizion Plus, Esido Barkaj bëri me dije në “Live në Mëngjes” se hetuesit kanë siguruar disa të dhëna operative mbi lëvizjet e 41-vjeçarit, por deri më tani nuk është bërë e mundur lokalizimi i tij. Sipas informacioneve, kërkimet janë përqendruar kryesisht në zonën mes Tiranës dhe Vlorës, ndërsa janë kryer kontrolle edhe në Fier.Policia po gjurmon numrat e telefonit që Shakaj ka përdorur, pasi dyshohet se ai ka ndërruar disa karta SIM për të humbur gjurmët. Një tjetër pistë hetimi lidhet me gjendjen e tij shëndetësore. Grupi hetimor dyshon se ai mund të ketë kërkuar ndihmë mjekësore në spitale private, pasi vuan nga një sëmundje serioze e veshkave. Nëse provohet se është trajtuar pa u njoftuar autoritetet, personat përgjegjës mund të përballen me pasoja penale.
See also TRONDITËSE/ Dy të rinjtë shqiptarë gjenden të vdekur brenda vilësHetuesit nuk përjashtojnë as mundësinë që Shakaj të ketë ndryshuar pamjen e jashtme për t’u kamufluar.
Ndërkohë, policia ka zhvilluar disa tentativa komunikimi me familjarët e tij për ta bindur të vetëdorëzohet, por ata kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për vendndodhjen e tij. Megjithatë, hetuesit besojnë se ai mund të tentojë t’i kontaktojë për shkak të nevojës për mbështetje financiare.Sipas dosjes hetimore, Shakaj akuzohet se ka vrarë Eglant Koçin dhe e ka mbajtur trupin e pajetë brenda automjetit për më shumë se 24 orë, përpara se ta braktiste në një zonë të pyllëzuar mes Tiranës dhe Elbasanit.
See also Rreth 7 vite pas tërmetit, familja me 3 fëmijë jeton në “kotecin e pulave”, shtëpia e re mbeti vetëm premtimNë lidhje me ngjarjen, në burg ndodhet edhe kamarieri 25-vjeçar i lokalit në pronësi të Shakajt. Ai dyshohet se ka ndihmuar në fshehjen e krimit dhe po hetohet si bashkëpunëtor, si edhe për moskallëzim krimi. Sipas hetimeve, i riu kishte dërguar automjetin tip “Porsche Cayenne” në lavazh për të pastruar gjurmët e gjakut dhe u kishte thënë punonjësve se njollat ishin krijuar pasi kishin therur bagëti.
Provat e mbledhura nga grupi hetimor, përfshirë edhe fashetat e gjetura në vendngjarje, kanë ngritur dyshime se Armand Shakaj nuk ka vepruar i vetëm. Për këtë arsye, hetimet vijojnë edhe për identifikimin e personave të tjerë që mund ta kenë ndihmuar si gjatë krimit, ashtu edhe gjatë arratisjes.
