Aktuale

E RËNDË, efektivi i Policisë ndalohet për dhunë fizike ndaj një vajze dhe vëllait të saj të mitur (DETAJE)

Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur së fundmi në Dibër ku një efektiv policie raportohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një vajze dhe vëllait të mitur të kësaj të fundit. Për rrjedhojë, mësohet se oficeri i Patrullës së Përgjithshme është ndaluar nga nga AMP.

Sipas kallëzimit, punonjësi i Policisë dyshohet se, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kallëzueses. Po ashtu, dyshimet janë se ai ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vëllait të mitur të kallëzueses.

Pas veprimeve të para hetimore, materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për vijimin e hetimeve dhe procedurave të mëtejshme ligjore.

Njoftimi i plotë nga AMP-ja:

Të Ngjashme