Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E rëndë në Greqi, autobusi me turistë përplaset kokë më kokë me dy makina, 3 të vdekur

Një aksident i rëndë është regjistruar rreth 07:00 të kësaj të diele aksin rrugor Athinë-Selanik.

Mësohet se një autobus turistik dykatësh me targa serbe është përplasur kokë më kokë me një makinë me katër pasagjerë.

Menjëherë pas përplasjes së autobusit me mjetin, një tjetër makinë ka përplasur mjetin.

Për pasojë kanë vdekur në vend 3 persona të makinës e cila u përplas me autobusin ndërsa një tjetër është në gjendje të rëndë

Autobusi me 78 pasagjerë dhe njëra nga makinat kanë në një kanal dhe janë plagosur 42 pasagjerë të autobusit.