Pas humbjes në zgjedhjet parlamentare në Serbi, qytetarët dhe mbështetësit e Listës Studentore kanë nisur të heqin fotografitë e Aleksandar Vuçiqit nga zyrat e institucioneve dhe ndërmarrjeve publike në disa qytete të vendit.
Sipas raportimeve të mediave, pamje të tilla janë publikuar në rrjetet sociale nga Lazarevaci, Beogradi, Novi Sadi, Nishi dhe qytete të tjera të Serbisë.
Në videot e publikuara shihen qytetarë që hyjnë në zyrat e drejtorëve të institucioneve publike dhe largojnë fotografitë e ish-presidentit serb nga muret e zyrave.
“Institucionet publike duhet t’u shërbejnë qytetarëve”
Pjesëmarrësit në këto veprime kanë deklaruar se institucionet dhe ndërmarrjet publike nuk duhet të përdoren për promovimin e partive politike dhe liderëve të tyre.
Heqjen e fotografive të Vuçiqit ata e paraqesin si një veprim simbolik për largimin e ndikimit politik nga institucionet shtetërore.
Këto zhvillime vijnë pas zgjedhjeve parlamentare, në të cilat Lista Studentore, me sloganin “Studentët fitojnë”, ka shënuar fitore ndaj listës së udhëhequr nga Vuçiqi.
Sipas informacioneve të publikuara deri më tani, gjatë këtyre veprimeve nuk janë raportuar incidente serioze.
Një nga kërkesat kryesore të lëvizjes studentore gjatë protestave të dy viteve të fundit ka qenë çlirimi i institucioneve shtetërore nga ndikimi partiak.
