Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E rëndë në Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një makinë në Tiranë në rrugën “Aleksandër Moisiu”.

Sipas informacioneve, dyshohet se shtylla është shembur nga një kamion, që ka pasur një vinç tërheqës.

Nuk ka persona të lënduar. Në vendngjarje ndodhet grupi i OSHEE dhe policia.