Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E rëndë, po flinte në makinë me partneren, 18-vjeçari ekzekutohet me kallashnikov

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Milano, një 18-vjeçar me origjinë sllave i quajtur Jhonny Sulejmanoviç, u ekzekutua me tre plumba në orët e para të së premtes në Milano.

Mediat italiane, shkruajnë se viktima ka marrë tre plumba në gjoks.

Ngjarja e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit, pranë tregut të zarzavateve në qytetin e Milanos.

Djali ka qenë në furgon, kur i janë afruar disa të rinj me armë në dorë dhe e vranë, shkruajnë mediat e huaja.

I riu është dërguar me urgjencë në spital, mirëpo ndërroi jetë gjatë rrugës. Ai ka qenë në furgon me partneren. Kjo e fundit nuk ka marrë ndonjë plagë, por është në gjendje shoku, në lidhje me atë që ka ndodhur.