Aktuale

E rrahën brutalisht dhe e braktisën para spitalit, ndërron jetë 46-vjeçarja Italiane. Partneri i saj shqiptar kapet në portin e Barit teksa tentonte të largohej drejt Shqipërisë

Një 46-vjeçare ka humbur jetën në Itali pasi dyshohet se është dhunuar nga bashkëshorti i saj, 42-vjeçar me origjinë shqiptare.

Sipas mediave italiane 42-vjeçari është ndaluar në portin e Barit teksa dyshohet se po përpiqej të largohej drejt Shqipërisë. Viktima është identifikuar si Ornella Forastefano. Trupi i saj u gjet gjatë natës jashtë urgjencës së spitalit në Trebisacce të Italisë. Mjekët ndërhynë menjëherë për ta shpëtuar, por plagët e rënda dhe dëmtimet e shumta që kishte pësuar rezultuan fatale.

NEWS  Njëri prej tyre lë shtëpinë të martën/ Ja kush janë dy banorët që do të përballen ‘kokë më kokë’, në televotimNgjarja ndodhi rreth orës 03:00. Sipas të dhënave paraprake, gruaja kishte dëmtime të rënda në pjesë të ndryshme të trupit, çka ka bërë që hetuesit të dyshojnë se ajo ishte dhunuar.

Pas gjetjes së 46-vjeçares, hetimet u përqendruan te partneri i saj, i cili ishte larguar dhe nuk gjendej në banesë. 42-vjeçari u lokalizua më pas në portin e Barit, ku dyshohet se ishte gati të hipte në një traget me destinacion Shqipërinë.

NEWS  Humbi jetën në aksidentin tragjik në Shqipëri, viktima një nga biznesmenët më të fuqishëm të Kinës, zbulohet arsyeja e ardhjes në vendin tonëBurri, i cili njihej më herët nga autoritetet për vepra penale që lidhen me lëndët narkotike, po merret në pyetje nga hetuesit. Ata po përpiqen të rindërtojnë dinamikën e ngjarjes dhe të përcaktojnë nëse ai ka përgjegjësi për vdekjen e 46-vjeçares. Sipas autoriteteve, çifti jetonte së bashku prej rreth një viti.

Ende nuk është e qartë nëse 46-vjeçarja u dërgua në spital nga partneri i saj. 46-vjeçarja u la jashtë hyrjes së urgjencës dhe u gjet nga mjekët.

NEWS  Edi Rama shmang Marjana Koçekun, nuk e lejon Ballën të flasë për tëHetimet po drejtohen nga Prokuroria e Castrovillarit, e cila po shqyrton të gjitha pistat për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Ornella Forastefano menaxhonte një bar në qendër të Trebisacces së bashku me dy fëmijët e saj.

Të Ngjashme