Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

E shantazhuan me publikimin e disa videove intime, Policia arreston dy persona për shantazh

Me datën 11.09.2023 në Stacionin Policor Gjilan viktima femër kosovare shqiptare ka raportuar se është duke u shantazhuar nga disa persona në rrjetet sociale për publikimin e disa videove të saj me përmbajt intime.

Njësiti i hetimeve rajonale të Policisë në Gjilan pas veprimeve të shpejta hetimore operacionale, mirë të organizuara me datën 22.09.2023 ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin R.G. (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar shqiptar) ndërsa i dyshuari i dytë ishte vënë në kërkim policor.

Me datën 25.09.2023 është arritur që të lokalizohet dhe arrestuar edhe i dyshuari i dytë L.R. (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar shqiptar).
Me vendim të prokurorit të shtetit që të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Shantazh’’, rast i cili do të procedohet në prokurorinë
themelore.


Related posts
Lajme

Ambasadori suedez në familjen e Liridonës: Përshëndes reagimin e shpejtë të Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës

Lajme

Babai i Marigona Osmanit: Dardan Krivaça na kërcënoi nga burgu

Lajme

​Përfundon bastisja në argjendarinë në Prishtinë

Lajme

​Kryeministri Kurti mirëpriti përfaqësuesit e partive politike shqiptare të Luginës së Preshevës