Aktuale

E sulmuan në krye të detyrës, flet Osman Stafa: Një burrë dhe një grua mu afruan, më shanë dhe më goditën

Ka reaguar gazetari Osman Stafa, pas incidentit të rëndë të ndodhur në kryeqytet, gjatë kohës kur po zhvillohej protesta. Sipas tij një burrë dhe një grua kanë ndërprerë rrugën dhe e kanë goditur fizikisht. Ai tha se ata e akuzuan se nuk po e kryente mirë punën e tij dhe e ofenduan me sharje e fyerje.

Pas ngjarjes, gazetari ka kërkuar të bëjë kallëzim personal në polici, duke theksuar se nuk i njihte autorët dhe se sulmi ishte i paprovokuar. Ai pretendon se personat, të cilët dyshohet se janë bashkëshortë dhe mbi 50 vjeç, kanë dhënë dëshmi të rreme, duke e akuzuar se u ka thënë pse nuk kishin marrë pjesë në protestë.

See also  Del lista e plotë zyrtare e 13 shteteve që janë prekur nga Hantavirusi

Të Ngjashme