Lajme

​Edhe sonte protestë në Prishtinë, kundër vendimit të Speciales për drejtuesit e UÇK-së

Qytetarët edhe sonte prej orës 21:00 u mblodhën në Prishtinë në kundërshtim të aktgjykimit të Gjykatës Speciale, me të cilin janë dënuar katër ish-drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi.

Më herët gjatë ditës, pikërisht në orën 12:00 mijëra qytetarë kanë protestuar në sheshet e Prishtinës kundër vendimit të Gjykatës Speciale, organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së. 

Ndryshe, kjo është dita e tretë me radhë që po protestohet ndaj vendimit të Hagës.

Të mërkuren është marrë vendimi nga Gjykata e Hagës ndaj të akuzuarve, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi.

Të Ngjashme