Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehu ka deklaruar në Kuvend se shqiptarët tashmë po vendosin rregulla të reja për çdo politikan që do të vijë në pushtet pas Edi Ramës.
Sipas tij, pas protestave të fundit është krijuar një ndarje e qartë mes “para” dhe “pas”.
“Dhe pas këtyre protestave ka një para dhe një pas. Ka një para protestës, ku ju mendonit se mund të bëni çfarë të donit dhe ka një pas, që nuk vlen vetëm për ju në fakt, vlen për të gjithë ata që do të qeverisin nesër”, tha ai
Ai tha se ekziston një periudhë para protestës, kur, sipas tij, disa politikanë mendonin se mund të vepronin pa kufizime, dhe një periudhë pas saj, e cila nuk lidhet vetëm me një individ, por me çdo qeverisje të ardhshme.
“Ju nuk qeverisni më, koha juaj ka mbaruar. Kjo protestë nuk është vetëm për ju, por për të gjithë ata që mendojnë se do të ulen në atë karrige dhe mund të bëjnë çfarë t’u dojë qejfi. Për ata po bëhet protesta, jo vetëm për Edi Ramën. Edi Rama ka mbaruar. Shqiptarët kanë mbaruar punë me Edi Ramën”, është shprehur Shehu.
