Aktuale

Edi Rama publikon VIDEON dhe akuzon Arjan Konomin se mashtroi: Shau si i përdalë Lindën, e bullizoi në mes të rrugës me Zahon

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të regjistruar dje në Vuno, ku ai shihet teksa është ulur për kafen e mëngjesit me bashkëshorten Linda dhe djalin Zaho, kur një person tjetër afrohet me celular, dhe nga zëri kuptohet që është Arjan Konomi.

Gazetari ka ngritur ditët e fundit shqetësimin e gjobave në rrugën e Vunoit dhe kur ka parë që eskorta e kryeministrit kishte bllokuar rrugën me mjetet qeveritare të parkuara, i ka thënë se përse Policia nuk i vendoste gjobë Edi Ramës.

“Do ca fiq”, dëgjohet të thotë ai në fund të videos, pasi siç ka deklaruar dje në videon e publikuar në llogarinë e tij, kishte dalë për të mbledhur fiq dhe kur kishte zbritur në fshat ishte përballur me Edi Ramën.

Kryeministri i ka publikuar të dyja videot dhe thotë se fatmirësisht këtë herë ka një video demaskuese të gënjeshtrës, “po imagjinojeni se sa herë të tjera gënjeshtra bën kërdinë mbi të vërtetën nëpër pasqyrat ku kujtojmë se informohemi.”

Sipas Edi Ramës, gazetari Arjan Konomi ka sharë e ofenduar në mes të rrugës bashkëshorten e tij Lindën, si dhe ka bullizuar djalin e tij të vogël, Zahon.

“JA QË PËR FAT TË MIRË KA EDHE NJË VIDEO TJETËR, e cila tregon krejt të kundërtën e videos që një dhunues i lirisë së të tjerëve paska vrapuar të tregojë botërisht, duke bërë para pasqyrës së tij viktimën e dhunuar, duke shfrenuar fantazinë dhe duke sharë si i përdalë një grua e një nënë, të cilën e bullizoi bashkë me fëmijën e saj në mes të rrugës – ku ngjarja u zhvillua krejt ndryshe nga rrëfimi në pasqyrë dhe u përhap pastaj në kanalet sociale si një tjetër gënjeshtër e madhe e luftës liridashëse kundër regjimit imagjinar”, përmbyll kryeministri Edi Rama.

@arjankonomi_ ♬ original sound – arjan konomi

Të Ngjashme