Zëdhënësja e ministrisë së Jashme të Rusisë, Maria Vladimirovna Zaharova ka replikuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Në një deklaratë të shpërndarë edhe nga Ambasada ruse në Tiranë, Zaharova thekson:
“Kryeministri i Shqipërisë ka akuzuar Rusinë dhe Iranin se qëndrojnë pas trazirave në vend.
Edi Rama deklaroi se protestat janë vepër e të huajve që nuk duan që Shqipëria t’i bashkohet BE-së.
Jo, Edi Rama, janë qytetarët e vendit Tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë, dhe Ju nuk duhet t’i hidhni fajin të tjerëve.
Rregulloni vetë problemet Tuaja të brendshme”.
