Ish-negociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar sërish lidhur me protestat në Tiranë dhe dhunën ndaj studentëve.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka shprehur mbështetjen për të rinjtë dhe qytetarët që po protestojnë, duke kritikuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Postimi i Tahirit:
“Rinia e fitoi legjitimitetin per fatin e vendit – te gjithe me ta, studentet, nxenesit, profesoret, prinderit, artistet, kengetaret e njohura prej Inva Mules, Irma Libohoves deri te Aurela Gace – e humbi legjitimitetin kryeministri Edi Rama. Te turperuar do te shkojne si Rama si dhe dervishet e tij te PS-se” – shkroi ajo në Facebook.
