Aktuale

Eklipsi diellor i dukshëm dhe në Shqipëri! Ja ora dhe zonat që do kenë dukshmërinë më të mirë

Sot, 12 gusht, qielli do të sjellë një nga fenomenet më të veçanta astronomike të vitit, eklipsine plotë diellor që do të jetë i dukshëm edhe nga Shqipëria. Ndërsa në disa pjesë të botës, përfshirë Islandën, Groenlandën dhe zona të Spanjës, eklipsi do të jetë i plotë, në Shqipëri do të shihet si eklips i pjesshëm. Hëna do të kalojë përpara diellit dhe do të mbulojë një pjesë të tij.

Në Shqipëri, eklipsi nis rreth orës 19:29 dhe përfundon rreth 19:47. Koha e kulmit ndryshon pak nga një qytet në tjetrin. Në Shkodër nis në 19:30, kulmon në 19:43 dhe përfundon në 19:46. Këtu do të jetë ndër pamjet më të theksuara në vend. Në Tiranë nis në 19:31, kulmon në 19:41 dhe përfundon në 19:44. Në Durrës nis në 19:31, kulmon në 19:42 dhe përfundon në 19:45. Në Vlorë nis në 19:32, kulmon në 19:40 dhe përfundon në 19:43.

NEWS  E rëndë në Itali, shqiptarja i hedh helm minjsh vjehrrës në ushqim, tenton disa herë ta vrasëNë përgjithësi, fenomeni do të jetë i dukshëm në të gjithë territorin e Shqipërisë, por në veri hëna do të mbulojë një pjesë më të madhe të diellit. Harta e dukshmërisë tregon se eklipsi hyn në territor pranë zonës së malit të Mojanit dhe përfundon pranë Shkodrës. Meqë eklipsi ndodh në orët e mbrëmjes, dielli do të jetë relativisht ulët në qiell. Për këtë arsye, zgjidhni një vend me pamje të hapur drejt horizontit perëndimor, pa ndërtesa, pemë apo male që mund ta fshehin diellin. Kjo do të thotë se zonat bregdetare dhe hapësirat me horizont të gjerë mund të jenë veçanërisht të përshtatshme për ta ndjekur fenomenin.

NEWS  Shqiptarët po drejtojnë bandat kr*minale nga burgjet angleze, qindra telefonata në ditë nga qelitëEdhe gjatë një eklipsi të pjesshëm, nuk duhet ta shikoni diellin me sy të lirë. Syzet e zakonshme të diellit nuk ofrojnë mbrojtjen e nevojshme. Për vëzhgim të drejtpërdrejtë duhen përdorur syze të posaçme për eklipse, të certifikuara sipas standardit ISO 12312-2, ose metoda të tërthorta të vëzhgimit. Pra, nëse moti është i kthjellët, nga rreth 19:30 deri në 19:45–19:47 mjafton të gjeni një vend me horizont të hapur dhe të siguroheni që keni mbrojtjen e duhur për sytë. Në Shqipëri nuk do të përjetojmë errësimin e plotë që do të shihet në zonën e eklipsit të plotë, por do të mund të shohim qartë hënën duke mbuluar një pjesë të diskut diellor.

NEWS  Tjetër deputet socialist përfundon në SPAK

Të Ngjashme