Lajme

Ekskluzive: Pjesë e grupit famëkeq të sulmit në Banjskë, ky është serbi që u arrestua në Merdar

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njoftoi më herët se ka arrestuar një serb, të dyshuar për pjesëmarrje në sulmin terorist në Banjskë, që la të vrarë rreshtetin Afrim Bunjaku.

IndeksOnline raporton se i dyshuari në fjalë është 36-vjeçari Stefan Radulovic, me vendbanim në Mitrovicë të Veriut.

Ai u arrestua në pikëkalimin kufitar në Merdar, mbi bazën e dyshimit për përfshirje në vepra penale të natyrës së rëndë, përfshirë veprat që lidhen me sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues.

Me vendim të prokurorit, Radojkovic është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të Ngjashme