Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ekspozohen pajisjet policore në Prishtinë

Për 24-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, janë ekspozuar pajisjet dhe njësitet polciore në sheshin “Ibrahim Rugova” dhe atë “Skenderbeu” në Prishtinë

Me anë të një komunikatë për media Policia njofton se të gjitha stacionet policore do të aplikohet ‘Porta e hapur’ duke filluar nga ora 10:00, ku qytetarët e interesuar mund të vizitojnë stacionet policore të PK-së.

Në sheshin Ibrahim Rugova dhe në sheshin Skënderbeu do të bëhet ekspozimi i disa njësiteve dhe pajisjeve policore, duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 13:00, ku në orën 11:00 drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do t’i vizitojnë njësitet policore.

Në ceremoninë zyrtare, e cila do të mbahet në “Venus”, pritet të marrin pjesë personalitete të larta vendore e ndërkombëtare, andaj ftohen mediat të marrin pjesë dhe t’i përcjellin të gjitha aktivitetet e parapara sipas agjendës së planifikuar.