Detaje të reja kanë dalë nga vrasje e trefishtë në lagjen “Aeroporti i Vjetër”, në Podgoricë, ku Vehid Murici vrau dy vëllezërit shqiptar Denis Hoti dhe Nezrin Hoti dhe një mik tjetër të tij.
Mediat në Malin e Zi, raportojnë se krimi ka ndodhur në një apartament të marrë me qira, ku dyshohet se Murici ka vrarë me sende të forta tre miqtë e tij.
Pas krimit, ai është arratisur dhe shkuar në qytetin e tij të lindjes, ku ka dhunuar barbarisht nënë e tij. Pas këtij, akti, familjarët kanë denoncuar në polici të riun.

Vehid Murici
Ndërkohë policia e Malit të Zi është vënë në kërkim të Muricit, i cili tashmë kërkohet për dy ngjarje të rënda.
Ende nuk dihen motivet që e çuan të riun drejt këtij krimi të rëndë që i mori jetën tre miqve të tij.
