Lajme

​Elezi-KQZ: Në 35 komuna përfundoi numërimi, në Gjilan gati në fund, vazhdohet në Prishtinë dhe Prizren

Në ditën e katërt pas ditës së zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në 35 Qendra Komunale të Numërimit përfundoi numërimin e votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimin e rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime.

Në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar se sipas të dhënave të fundit procesi i numërimit dhe verifikimit është përmbyllur në 35 Qendra Komunale.

“Deri më tani (e enjte, 11 qershor 2026, ora 16:00) procesi i verifikimit dhe numërimit ka përfunduar në 35 Qendra Komunale të Numërimit, ndërkaq, numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara dhe që i takojnë të gjitha QKN-ve (38) është 2 mijë e 271 nga 2 mijë e 498 vendvotime apo 90.91 për qind”, tha Elezi.

Sipas tij, numri i vendvotimeve që kanë mbetur të numërohen janë 227, të cilat i takojnë tri komunave, Gjilan 33 vendvotime, Prizren 65 dhe Prishtinë 129. 

Të Ngjashme