Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Emisari gjerman jep detaje për takimet, u takua me Osmanin, Kurtin e Abdixhikun

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka takuar të hënën liderët e shtetit të Kosovës.

Përveç presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti, Sarrazin nga partitë opozitare ka takuar edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Për takimin me Abdixhikun, Sarrazin ka njoftuar në rrjetet sociale.

“Në Kosovë sot për të shprehur solidaritet’’, ka deklaruar ai.

Pas takimit me emisarin gjerman, kreu i LDK-së, Abdixhiku tha se e ka falënderuar Sarrazin për mbështetjen e Gjermanisë gjatë ditës së djeshme.

“Shpreha domosdoshmërinë e dënimit ndërkombëtar ndaj gjuhës urrejtëse e luftënxitëse të Vuçiq kundrejt institucioneve dhe popullit të Kosovës. Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sponzorizimin dhe strehimin e terroristëve”, ka shkruar Abdixhiku.

Vizita e emisarit gjerman erdhi si urgjencë pas sulmit të djeshëm ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës.