Aktuale

EMRAT/ Aksident tragjik në Greqi, motori përplaset me skuterin elektrik, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e së shtunës në Nea Peramos, në Kavala të Greqisë, ku një 34-vjeçar ka humbur jetën.

Ngjarja ndodhi në rrugën drejt Ammolofos, ku një motor u përplas me një skuter elektrik.

Përplasja rezultoi fatale për drejtuesin e motorit, Ardit Elezi, 34 vjeç, i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Ndërkohë, drejtuesi i skuterit elektrik, Mariglen Nofulla, 36 vjeç, mbeti i plagosur dhe u transportua në spitalin e Kavalës për ndihmë mjekësore.

Sipas mediave greke, autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Të Ngjashme