Aktuale

EMRI/ 30-vjeçari u plagos me thikë nga disa persona, policia jep detaje e fundit

Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me plagosjen me mjet prerës të 30-vjeçarit Anxhelo Brisku, në fshatin Neviçisht të Korçës.

Sipas njoftimit zyrtar, i riu është paraqitur në spital rreth orës 18:30, pasi dyshohet se është dëmtuar gjatë një konflikti të çastit në rrugë. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën mjekësore.

Nga të dhënat paraprake, 30-vjeçari ka marrë plagë në sup dhe në kurriz. Ai dyshohet se ka deklaruar se është sulmuar nga disa persona, të cilët nuk i njihte.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar e kapur autorin ose autorët e dyshuar.

Të Ngjashme