Karabinierët e Cuneo në Itali zhvilluan dy ditë më parë një operacion të befasishëm edhe me ndihmën e qenve antidrogë.
Një shqiptar u arrestua, 22 kg kokainë e pastër (foto kryesore), me vlerë tregu 5 mln euro u sekuestrua, si dhe u gjet një arsenal i tërë armatimi, silenciatorë dhe municione.
Media italiane ka zbardhu detaje nga ky aksion si dhe emrin e shqiptarit të arrestuar, që cilësohej si “bosi i drogës së kodrave”. Ai është Artur Hysenaj. Lënda narkotike dhe armët ishin të destinuara për tregun e rajonit të Astit (Piemonte), thanë autoritetet.
Në shtëpinë e tij, karabinierët gjetën njëzet e dy kilogramë kokainë dhe pesë pistoleta, të pajisura me pajisje precize dhe silenciatorë.
“Dhe si një bos i vërtetë droge, ai nuk u shqetësua kur hetuesit e komandës provinciale e sulmuan, duke kërkuar atë ngarkesë të jashtëzakonshme, të destinuar për të ushqyer rrjetin e lulëzuar të trafikimit të drogës në provincë, i cili shtrihet përgjatë kodrave dhe kufizohet me zonën e Cuneos. Ky është rezultat i një hetimi kompleks të koordinuar nga Zëvendës Prokurorja Laura Deodato”, informon “La Stampa”.
Dërgesa u gjet në dy shtëpi, të gjurmuara të 47-vjeçarit Artur Hysenaj, tashmë i njohur për forcat e rendit: e para në Via Vayra, e dyta në Via Palio, brenda një garazhi.
U sekuestruan gjithsej 22 kilogramë drogë e pastër, duke prodhuar 100,000 doza, me një vlerë tregu që tejkalonte 5 milionë euro.
Përveç pesë pistoletave, karabinierët gjetën një sasi të madhe municionesh, 200 fishekë, përfshirë municione lufte.
Ai kishte një pistoletë të gatshme për përdorim në makinën e tij, me një karikator me 30 fishekë, në stilin e Gomorrës, thanë autoritetet.
