Lajme

Era e rëndë nga banesa alarmon fqinjët në Fushë Kosovë – gjendet pa shenja jete 51-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fushë Kosovë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, pasi fqinjët kishin alarmuar autoritetet për erën e rëndë që vinte nga objekti, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti është regjistruar rreth orës 12:00, në rrugën “Pajazit Islami”, në kompleksin banesor “Mendi”.

Sipas informacioneve, pas pranimit të njoftimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me autorizim të Prokurorit kujdestar, dera e banesës është hapur pasi çelësi është siguruar nga mirëmbajtësi i objektit.

Brenda banesës është gjetur pa shenja jete Mustafë Rama (51 vjeç). Ekipi i Emergjencës që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë kryer ekzaminimet edhe njësitet kompetente hetimore, ndërsa me urdhër të Prokurorit për Krime të Rënda rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekje”.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Hetimet për rastin janë në vazhdim.

Të Ngjashme