Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Erdogan bisedon me Putinin: Nga pezullimi i marrëveshjes së grurit nuk përfiton askush

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdoan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun tij rus, Vladimir Putin.

Në këtë bisedë u dakordua për një vizitë të Putinit në Turqi.

Sipas Presidencës turke, u diskutua  edhe për pezullimin e marrëveshjes së transportit të grurit nga Deti i Zi, Erdogan tha se nga kjo nuk do të përfitojë askush.

“Erdoğan theksoi rëndësinë e Iniciativës së Detit të Zi, të cilën ai e sheh si një “urë paqeje”. Duke theksuar se pezullimi afatgjatë i Iniciativës së Detit të Zi nuk do të përfitojë askush dhe se dëmin më të madh do ta pësojnë vendet me të ardhura të ulëta që kanë nevojë për grurë, Presidenti Erdogan vuri në dukje një rritje prej rreth 15% gjatë dy javëve të fundit në çmimet e grurit, të cilat më parë u ulën me afro 23% gjatë periudhës së zbatimit. Presidenti Erdoğan theksoi më tej se Turqia do të vazhdojë përpjekjet e saj intensive diplomatike për vazhdimin e Nismës së Detit të Zi”, tha Erdogan.

Ai falënderoi Puntin për ndihmën e Rusisë në përballje me zjarret që kapluan Turqinë./teve1.info/

 

 

Tags: