Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Erdogan: Terroristët s’do të kenë sukses në Turqi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se “terroristët” nuk do t’i arrijnë kurrë qëllimet e tyre në Turqi.

Ai pas sulmit terrorist të së dielës që u bë në afërsi të Parlamentit të Turqisë, tha se terroristët nuk do t’ia arrijnë kurrë qëllimit të tyre në Turqi.

“Të poshtrit që synuan  të prishin qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve, nuk i arritën qëllimet e tyre dhe nuk do t’i arrijnë kurrë. Akti i mëngjesit të sotëm ku dy kriminelë u neutralizuan si rezultat i ndërhyrjes në kohë të njësive tona policore, janë përpëlitjet e fundit të terrorizmit”, tha Erdogan në një adresim në parlament, raporton AA.

Dy policë turq kanë pësuar lëndime.

Në orët e mëngjesit të së dielës ka ndodh një shpërthim nga një veturë, para parlamentit turk, ku njëri nga sulmuesit ka hedhur veten në ajër përpara një ndërtese ministri kurse tjetri është neutralizuar nga policia.