Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar së fundmi në një spital privat, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Sipas burimeve pranë strukturave përkatëse, operacioni është kryer me sukses dhe nën kujdesin e një ekipi mjekësor të specializuar.
Nuk janë bërë publike detaje të shumta lidhur me natyrën e ndërhyrjes apo gjendjen e tij shëndetësore para operacionit, por thuhet se procedura ka qenë e nevojshme dhe e planifikuar.
Pas përfundimit të ndërhyrjes dhe stabilizimit të gjendjes së tij, Veliaj është rikthyer sërish në ambientet e paraburgimit, duke vijuar qëndrimin aty sipas procedurave ligjore në fuqi.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare më të detajuar mbi rastin, ndërsa pritet që në vijim të ketë më shumë informacion për publikun.
Vijon…
