Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Është kundër të drejtave të njeriut”, grabitësi i Rinasit në “luftë” me ministrinë e Drejtësisë

Klement Çala, i akuzuar për grabitjen e Rinasi, ka refuzuar burgosjen e tij në regjimin 41 bis.

Në fund të korrikut, në gjykatën e Lartë është regjistruar çështja penale me objekt, kundërshtimin e urdhrit të ministrit të Drejtësisë nr. 230, datë. 20 maj 2022, “Për vendosjen ne regjimin e posaçëm te ushtrimit të të drejtave ne burgun e sigurisë së lartë për te paraburgosurin Klement Çala”.

Avokatët e të dënuarit, e bazojnë kërkesën e tyre në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në Kushtetutë e Shqipërisë dhe Kodin e Procedurave Administrative si dhe ligjin për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Kërkues rezulton vetë i dënuari, ndërsa relator i çështjes është anëtari i gjykatës së Lartë, Ilir Panda. Beteja ligjore e të dënuarit për grabitje me ministrin e drejtësisë, ka nisur që prej vitit 2022, menjëherë pas urdhrit për izolimin në sistemin 41 BIS, i cili në tetor të atij viti u anulua nga gjykata e posaçme.

Ky regjim i krijuar vitet e fundit në sistemin e burgjeve në Shqipëri, parashikon izolimin e personave të dënuar për krime të rënda dhe krim të organizuar me qëllim shkëputjen e tyre nga çdo mundësi bashkëpunimi apo mbajtje lidhje me personat jashtë.

Klement Çala është dënuar me 20 vjet heqje lirie për akuzën e pjesëmarrjes në grabitjen e 4.6 milionë eurove në pistën e aeroportit të Rinasit në prill 2019.