Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Fëllanza Podrimja, është pritur në takim nga Sekretari i Shtetit për Koordinim Politik dhe Çështje Ndërkombëtare në Ministrinë e Shtetit të Baden-Wurttembergut, Florian Habler.
Gjatë takimit është diskutuar për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe landit gjerman të Baden-Wurttembergut, me theks të veçantë në zgjerimin e partneritetit ekonomik dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim në fusha me interes të përbashkët.
Një tjetër temë e diskutimit ishte edhe roli i diasporës nga Kosova në Baden-Württemberg, e cila përbën një urë të rëndësishme lidhëse ndërmjet Kosovës dhe këtij landi gjerman.
Në përfundim të takimit, zëvendësministrja Podrimja falënderoi Sekretarin e Shtetit, Florian Haßler, për pritjen dhe shprehu gatishmërinë për avancimin e mëtejshëm të partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Baden-Wurttembergut.
