Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

“Është profesionist i madh”, Inzagi i magjepsur nga Asllani: Po i gdhend minutat vetes, jam shumë i lumtur me të

Interi triumfoi me rezultatin 1-0 ndaj Romës, falë golit të Turam, i cili dërgoi në rrjetë një aksion që nisi nga këmbët e Kristjan Asllanit, që nxori nga repertori i tij një silurë për Dimarkon, me këtë të fundit që shërbeu për Turam që nuk fali duke tundur rrjetën.

Asllani u hodh në fushë në minutën e 75-të, në vendin e Çalhanoglu, teksa fjalët më të mira për shqiptarin shprehu dhe trajneri Inzagi pas ndeshjes.

I pyetur për aktivizimin e Asllanit, Inzagi u shpreh:

“Asllani erdhi me një personalitet të madh, po rritet shumë. Ka një vit e gjysmë këtu, e ai që është ndryshe të luash te Interi. Por ai po i gdhend minutat vetes sepse ai ka kualitet të madh dhe është një profesionist i madh. Jam shumë i lumtur me të”.