Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Eurodeputeti Mandl: LDK-ja partia që ka nevojë Kosova

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl ka folur në Kongresin e dhjetë zgjedhor të LDK-së. Ai ka thënë se është nderë për të të flasë në “partinë e Ibrahim Rugovës, themeltarit të shtetit më të ri në Evropë”.

Mandl ka thënë se LDK-ja është “partia e duhur për Kosovën”.

“Është ajo që ka nevojë Kosova. Ajo që i duhet Kosovës është sjellje diplomatike për të fituar këto lloj njohje të shumicës së shteteve në këtë planet. LDK-ja historikisht dhe ajo tash me Abdixhikun është në gjendje ta bëjë diplomatikisht si duhet. LDK-ja e Abdixhikut di si të bëjë miq, që janë ata që i duhen Kosovës. E treta, Kosovës i duhen reforma të brendshme, në shëndetësi, arsim dhe çështje sociale, në shumë gjëra”, tha Mandl.

“Nëse ka diçka që Abdixhiku dhe ekipi i tij kanë dëshmuar këto dy vjet e gjysmë atëherë është se ky lidership është në gjendje të bëjë reforma. Keni treguar me LDK-në dhe do ta tregoni me Republikën e Kosovës”, ka thënë Mandl.