Falë angazhimit të vazhdueshëm diplomatik, Expedia, një nga platformat më të mëdha globale për udhëtime online, ka korrigjuar pasaktësitë në përmbajtjen e saj.
Republika e Kosovës tashmë paraqitet si shtet i pavarur, ndërsa kryeqyteti ynë, Prishtina, është shënuar saktë, duke zëvendësuar emërtimin e gabuar “Priština”.
Kjo është bërë e ditur nga Faruk Ajeti, Ambasadori i Kosovës në Gjermani.
Njoftimi i plotë:
Lajm i jashtëzakonshëm!
Falë angazhimit tonë diplomatik, tani e tutje edhe Expedia, platforma gjigante globale e udhëtimeve online, ka korrigjuar pasaktësitë në faqen e saj. Republika e Kosovës tashmë paraqitet si shtet i pavarur dhe kryeqyteti ynë, Prishtina, është shënuar saktë, duke zëvendësuar emërtimin e gabuar “Priština”.
Expedia është padyshim një nga faqet më të njohura të udhëtimit në botë, e cila ofron paketa të ndryshme udhëtimi. Pjesë e saj janë edhe platformat globale si Hotels.com dhe Vrbo. Në të gjitha këto platforma, që kanë miliona klientë në mbarë botën, Republika jonë figuron ashtu siç duhet
