Lajme

Fjalimi i fuqishëm i studentes shqiptare mes tymit e flakës: Rinia ka humbur besimin, nuk ka perspektivë

Fjalimi i studentes Samanda Toçka gjatë protestës së 15 tetorit në Tiranë është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke rikthyer në vëmendje shqetësimet e të rinjve shqiptarë për të ardhmen, emigrimin dhe mungesën e besimit te politika.

Studentja e vitit të pestë në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës, me origjinë nga Prrenjasi, foli për vështirësitë me të cilat përballet rinia, duke treguar edhe përvojën e familjes së saj, të ndarë mes Shqipërisë dhe emigracionit.

“Situata në Shqipëri për të rinjtë është e keqe”, u shpreh Toçka, duke shtuar se nuk sheh një të ardhme të mirë për rininë dhe se ka humbur besimin te politikanët, përfshirë edhe figurat e reja politike.

Ajo tregoi se babai i saj jeton prej dekadash në emigracion, ndërsa familjarët janë të shpërndarë në vende të ndryshme. Përmes rrëfimit të saj, studentja vuri në pah një realitet që prek shumë familje shqiptare, ku emigrimi dhe mungesa e perspektivës kanë ndikuar në jetën e të rinjve.

Në të njëjtën kohë, gazetari Osman Stafa ka shpërndarë fjalimin duke thënë se “nëse nuk je i bindur për të dalë në protestë, dëgjo këto fjalë”.

Të Ngjashme