Një objekt afarist u përfshi nga zjarri këtë të mërkurë në Kijevë të Malishevës.
Për median zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi tha se njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes.
Si dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme për lokalizimin e zjarrit.
Sipas saj, zjarri ka shpërthyer rreth orës 12:00.
