Veprimtares, poetes dhe mjekes Flora Brovina do t’i jepet sot lamtumira e fundit.
Ceremonia përkujtimore në nder të saj do të nisë në orën 10:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.
Më pas, nga ora 11:30 deri në 14:30, do të zhvillohen homazhet në Hollin e Kuvendit të Kosovës.
Varrimi i Brovinës do të bëhet në orën 16:00, në Varrezat e Qytetit në Dragodan.
Familja Begu dhe familja Brovina kanë njoftuar se e pamja do të mbahet të shtunën dhe të dielën, më 19 dhe 20 shtator.
