Lajme

Forcat Speciale maqedonase defilojnë në Kumanovë, reagime për provokim ndaj shqiptarëve

Njësi të Forcave Speciale maqedonase, të shoqëruara nga furgonë dhe automjete policore, kanë zhvilluar sot paradite një defilim në qendër të Kumanovës, duke nxitur reagime dhe tensione te qytetarët shqiptarë.

Gjatë lëvizjes nëpër qytet, pjesëtarët e njësive speciale janë dëgjuar duke brohoritur slogane me tone nacionaliste si: “Këtu është Maqedoni, le ta dinë të gjithë” dhe “Do të luftojmë për Maqedoninë”.

Sipas autoriteteve, aktiviteti është arsyetuar si një “stërvitje”, megjithatë reagimet në opinion kanë qenë të shumta për shkak të lokacionit dhe mënyrës së organizimit.

Për herë të parë, pjesëtarë të Njësive Speciale kanë dalë jashtë kazermave dhe kanë marshuar në zonat më të ndjeshme të qytetit, përfshirë rrugën kryesore të Tregut dhe afër Lagjes së Trimave – një vend me simbolikë të veçantë për shqiptarët e Kumanovës.

Banorë dhe reagime në rrjete sociale e kanë cilësuar këtë veprim si demonstrim force dhe provokim të hapur ndaj komunitetit shqiptar./teve1.info/

Të Ngjashme