Aktuale

FOTO/ Rezart Veleshnja humb të atin, aktori i jep lamtumirën me një dedikim prekës

Ish-aktori i Portokallisë, Rezart Veleshnja, po kalon një nga momentet më të vështira të jetës së tij, pasi ka humbur të atin.

Lajmin e trishtë e bëri të ditur vetë aktori përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikoi disa fotografi krah babait të tij, të shoqëruara me një dedikim prekës.

“Na rrite, na edukove dhe na dhe çdo gjë me shumë sakrifica. Ke qenë shoku më besnik. Që do të na përcillje kaq shpejt për ne, parajsë, nuk e kisha menduar kurrë. Do më marrë malli çdo ditë, babo! Të dua!”, shkruan ai në InstaStory.Në një tjetër postim, Veleshnja shprehet se babai i tij ishte njeriu më i mirë që ka njohur dhe se largimi i tij ka lënë një boshllëk të madh në familje.

See also  “Ordinere, del e bën moral” – E akuzuar për vjedhjen e miliona eurove, qytetarët e revoltuar “gozhdojnë” Belinda Ballukun: Hajdute, rrugaçe, të është ngushtuar laku“Ishe babai më i mirë në botë. Më ke lënë një boshllëk që nuk e di si do ta bëj. Ma theve zemrën. Zoti do të të mbajë afër vetes vetëm për shpirtin dhe humorin që ke!”, shkruan aktori.

Postimet e tij janë shoqëruar me reagime të shumta ngushëllimi nga miq, kolegë dhe ndjekës, të cilët i kanë shprehur mbështetje në këtë periudhë të vështirë.

See also  Këmbimi valutor 31 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Të Ngjashme