Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Foto/ Stresi konfirmon romancën më këtë foto të ëmbël…

Në një intervistë të dhënë disa kohë më parë, Stresi pranoi faktin se është në një lidhje dhe ndihet shumë i dashuruar.

Së fundmi, reperi, teksa ishte në një bisedë virtuale me ndjekësit e tij, zbuloi gabimishit një femër që e shoqëronte dhe në media u përfol se vajza e kishte emrin Rreze dhe ishte nga Kosova.

Mbrëmja e kaluar ka qënë tepër e veçantë për Stresin dhe këtë reperi e ka pranuar vet, përmes një postimi të bërë në porfilin e tij të “Instagramit”.

Arkimedi shihet teksa puth në gush një vajzë brune, ndërkohë që po shijojnë një darkë romantike.

“Sonte ishte nata ime më speciale ndër vite”, shkruan Stresi bashkangjitur postimit të tij në “Instastroy”, duke na lënë të nënkuptojmë se pas dashurisë së fortë me Kejsit, artisit duket se ka gjetur sërish dashurinë e vërtetë.

Nuk është ende e qartë nëse vajza në fjalë është Rreze, sikurse u përfol edhe në media por një gjë është e sigurt, Stresi po shijon romancën e tij të re.