Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Fotografia e Hënës Sturgeon në Prishtinë vlerësohet si ndër më të mirat në botë

Të martën mbrëma, vëzhguesit e yjeve në të gjithë botën u qerasën me një hënë të plotë më të madhe dhe më të ndritshme se zakonisht.

Hëna e plotë e këtij muaji, e quajtur Hëna Sturgeon, ndriçoi qiellin e natës ndërsa u ngrit mbi horizont pak pas perëndimit të diellit.

BBC ka publikuar fotografi të hënës nga e gjithë bota, përfshirë edhe Prishtinën, duke u përzgjedhur si një ndër më të mirat, transmeton teve1.info

Është e para nga dy superhënat e këtij muaji – hëna e plotë e ardhshme më 30 gusht do të quhet Hëna Blu pasi është hëna e dytë e plotë që shfaqet në një muaj kalendarik.