Lajme

Franca dhe Spanja po përballen me zjarre të mëdha mbi 220 mijë perona janë evakuuar

Franca dhe Spanja po përballen me zjarre të mëdha, ndërsa që zjarrfikësit po përpiqen të kontrollojnë situatën

Një alarm evakuimi për banorët në jugperëndim të Francës e çon numrin e personave të zhvendosur në më shumë se 220,000.

Ushtria franceze është mobilizuar për të ndihmuar në luftimin e flakëve, të cilat kanë ndryshuar drejtim dhe po lëvizin në lindje drejt Bordeaux, shkruan BBC.

Në Spanjë, rreth 25,000 njerëzve iu tha të evakuoheshin, pasi një zyrtar lokal thotë se kontrolli i zjarreve pranë Madridit është “përtej kapacitetit” të zjarrfikësve.

Qeveria spanjolle ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare, me presidenten rajonale të Madridit, Isabel Díaz Ayuso, e cila tha se ky është “zjarri më i keq në historinë e rajonit”.

Të Ngjashme